Skip to main content
Newsroom Fact sheet

Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri

Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (OSFA) e filloi aktivitetin në vitin 1992, me një mision të ngjashëm me fondacionet e tjerë në vendet ish-komuniste, për t’i ndihmuar këto vende që të bëhen shoqëri të hapura, demokratike.

Por sfidat në Shqipëri ishin unike. Regjimi stalinist i Enver Hoxhës (nga viti 1944 në 1985-ën) dhe i pasardhësit të tij, Ramiz Alisë (1985 deri në 1992) e la popullsinë e Shqipërisë prej 3 milionë banorësh, tepër të varfër dhe të izoluar, jo vetëm nga Perëndimi, por madje edhe nga sovjetikët dhe kinezët.

“Shoqëria e Hapur” iu përgjigj kësaj situate duke u fokusuar, fillimisht në sigurimin e pajisjeve bazë dhe në rindërtimin fizik të institucioneve në rrënim, sidomos në sektorin shëndetësor dhe arsimor; duke ofruar një program bursash akademike, të cilat kishin për qëllim rritjen e mundësive për shqiptarët e arsimuar të udhëtonin dhe të studionin jashtë shtetit; si dhe duke ofruar mbështetje për zhvillimin e medias së pavarur.           

Kjo punë u shumëfishua pas rrëmujës së dhunshme që përfshiu Shqipërinë në vitin 1997, pas rënies së skemave piramidale te investimit, të cilat shkatërruan rreth 1,2 miliardë dollarë kursime të qytetarëve shqiptarë.

Sot, ne vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë shqiptarë, që punojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, transparencës dhe të drejtave të minoriteteve, dhe vazhdojmë të bashkëpunojmë me qeverinë në procesin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian, për t’i hapur rrugë anëtarësimit.

Fakte rreth Shqipërisë dhe Fondacioneve Shoqëria e Hapur:

  • Në vitet 1990, ne shpenzuam më shumë se 57 milionë, duke ndërtuar 275 shkolla dhe kopshte për fëmijët nëpër të gjithë vendin. Gati 70% e popullsisë së Shqipërisë ka përfituar nga këto shkolla dhe fëmijët, ende sot, arsimohen aty.
  • Fondacioni mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke financuar mes të tjerave Forumin e Politikave të Integrimit Europian, një rrjet profesionistësh të rinj që promovojnë dhe monitorojnë përmbushjen e procesit të integrimit.
  • Në vitin 2015, Fondacioni dedikoi një fond prej $600.000 dollarë për të mbështetur procesin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri - një hap i detyrueshëm për anëtarësimin në BE.
  • Fondet tona kanë mbështetur përpjekjet e Qendrës “Res Publica”, një grup ligjor për interesin publik, për kompensimin e familjeve që humbën të afërmit e tyre në shpërthimet e fabrikës së municioneve në Gërdec në vitin 2008, ku u vranë 26 vetë dhe u shkatërruan me qindra shtëpi.
  • Fondacioni “Shoqëria e Hapur per Shqipërinë” është një nga tre organizatat lokale të zgjedhura qe udheheq implemenimin e një projekti madhor ndihme zvicerian në Shqipëri, “LëvizAlbania”, që synon të fuqizojë demokracinë lokale nëpërmjet përfshirjes së grupeve te shoqërisë civile dhe individëve.
  • Në vitin 2014, ne krijuam një Njësi të dedikuar për të studiuar krimin e organizuar në Shqipëri - duke botuar studime mbi vlerësimin e riskut të krimit të organizuar si dhe duke analizuar tipologjinë e grupimeve kriminale, studime të cilat janë të parat e këtij lloji të realizuara në vend.
  • Ne kemi dhuruar barna dhe pajisje mjekësore tek 12 spitale publike që prej vitit 2013, dhe kemi trajnuar mjekë që prej vitit 1996.
  • Fondacioni ndërtoi antenën e parë të internetit në Shqipëri më 1997, dhe ndihmoi në sigurimin e shërbimit te internetit falas nëpër biblioteka, universitete dhe OJQ gjatë tre viteve në vijim.
  • Më shumë se 90 studentë të gazetarisë e shkencave sociale kanë përfunduar programin mediatik tre-mujor tek studiot e partnerit tonë, Qendra “Media Aktive”, duke mësuar nga përvoja direkte e punës në radio, TV dhe gazetari me shkrim, me ndihmën e “Shoqërisë së Hapur”.

Download

Subscribe to updates about Open Society’s work around the world

By entering your email address and clicking “Submit,” you agree to receive updates from the Open Society Foundations about our work. To learn more about how we use and protect your personal data, please view our privacy policy.