Fondacionet Shoqëria e Hapur dhe Xhorxh Soros

Fondacionet Shoqëria e Hapur dhe Xhorxh Soros

Download Files

Download this information as a fact sheet in Albanian.
101.05 KB pdf

Fondacionet Shoqëria e Hapur janë krijuar nga Xhorxh Soros, një nga filantropistët më të shquar të botës, i cili qysh në vitin 1984 ka dhuruar 14 miliardë dollarë të pasurisë personale që e arriti në tregjet financiare.

“Shoqëria e Hapur” ka mbështetur indivaidë dhe organizata nëpër të gjithë globin, të cilët luftojnë për liri të fjalës, transparencë, qeveri të përgjegjshme dhe shoqëri që nxisin drejtësi dhe barazi. Ky dhurim është përqendruar shpesh tek ata që diskriminohen vetëm pse cilët janë, të tillë si minoriteti rom i Evropës, dhe të tjerët që shtyhen në anë të shoqërisë kryesore.

Sorosi e ka përjetuar vetë këtë intolerancë. I lindur në Hungari më 1930-ën, ai jetoi përmes pushtimit nazist të viteve 1944-45, që rezultoi në vrasjen e mbi 500,000 çifutëve hungarezë. Më 1947-ën, kur komunistët morën fuqinë në Hungari, Sorosi u largua nga Budapesti për në Londër, dhe më pas emigroi për në Shtetet e Bashkuara, duke u futur në botën e financës dhe investimeve, ku ai edhe do të bënte pasurinë e tij.

Sorosi e filloi filantropinë e tij më 1979-ën, duke u dhënë bursa zezakëve të Afrikës Jugore nën aparteidin. Në vitet 1980, ai ndihmoi që të nxiste shkëmbimin e hapur të ideve në Hungarinë komuniste, duke siguruar aparate fotokopimi për të ribotuar tekste të ndaluara. Mbas rënies së murit të Berlinit, ai krijoi Universitetin Evropian Qendror si një vend për të kultivuar të menduarin kritik - që në atë kohë ishte një koncept i huaj për shumicën e universiteteve në shtetet ish-sovjetike. 

Me mbarimin e Luftës së Ftohtë, ai e zgjeroi filantropinë e tij në Shtetet e Bashkuara, Afrikë dhe Azi, duke mbështetur një sërë të gjerë të përpjekjeve të reja për të krijuar shoqëri më të përgjegjshme, më transparente dhe demokratike. 

Tani, në të 80-at, Sorosi vazhdon të tregojë interes personal aktiv në punën e Fondacioneve të “Shoqërisë së Hapur”, duke udhëtuar shumë në mbështetje të punës së tyre dhe të këshillimit për ndryshime pozitive të politikave, nëpërmjet udhëheqësve të botës, si në mënyrë publike, ashtu edhe private.

9 Fakte rreth Fondacioneve Shoqëria e Hapur: 

  1. Fondacionet sot përfshijnë njëzet e tre fondacione kombëtare dhe rajonale, secili me bordin këshillues lokal përkatës, anëtarët e të cilëve kontrollojnë punën dhe drejtojnë përparësitë e financimit, për të arritur nevojat lokale.
  2. Fondacioni i parë u krijua në Hungari në vitin 1984, dhe më i riu në Myanmar në 2016-ën.
  3. Fondacionet sigurojnë jo më shumë se 33% të financimit tek shumica e organizatave me të cilat punojmë, në mënyrë që të sigurohet ruajtja e autonomisë së tyre dhe të krijohet një bazë financiare e shëndoshë për veprimtaritë e tyre.
  4. Fondacioni është filantropia e dytë më e madhe private në Shtetet e Bashkuara, mbas Fondacionit Bill dhe Melinda Gates. Tradita e vazhdueshme e dhënies filantropike nga biznesmenë të suksesshëm në SHBA daton tek individë të tillë si Andrew Carnegie, Rockefeller dhe familja Ford.
  5. Fondacioni ka financimin më të madh privat të përpjekjeve për të mbështetur minoritetin rom të Evropës.
  6. Duke filluar qysh në vitin 1993, Fondacioni siguroi dhjetra milionë dollarë në ndihmë humanitare dhe përpjekje lehtësimi gjatë luftërave në vendet e ish-Jugosllavisë, sidomos në Sarajevën e rrethuar.
  7. Ne kemi filluar punën në Shtetet e Bashkuara qysh më 1996. Programet tona amerikane përbëjnë rreth 17 përqind të punës sonë të financimit, duke përfshirë mbështetjen e reformës së sistemit të drejtësisë kriminale dhe ligjeve të drogave, duke fuqizuar pjesëmarrjen demokratike dhe duke mbështetur ligje humane të emigracionit.
  8. Gjithmonë, fondacionet kanë drejtuar debatin e politikave mbi çështje kontroversiale që financuesë të tjerë mund të shmangin. Ne jemi krenarë që të punojmë me njerëz të cilët shoqëria e sotshme i largon, thjesht për arsye se cilët janë ata. 
  9. Emri ynë reflekton influencën e krijuesit të filozofisë sonë, Karl Popper. Në librin e tij “Shoqëria e Hapur dhe armiqtë e saj”, Popper argumenton që nuk ka asnjë filozofi ose ideologji që të jetë arbitër final, dhe që shoqëritë mund të lulëzojnë vetëm atëherë kur ato lejojnë drejtimin demokratik, lirinë e fjalës dhe respektin për të drejtat individuale.